Agresioni ushtarak amerikan ndaj Venezuelës 'i mundshëm'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79526-agresioni_ushtarak_amerikan_ndaj_venezuelës_'i_mundshëm'
Ambasadori rus në Karakas Vladimir Zaemsky nuk përjashtoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mund të shkojnë përtej kërcënimeve dhe të kryejnë një ndërhyrje të plotë ushtarake në Venezuelë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2018 14:48 Europe/Tirane
  • Agresioni ushtarak amerikan ndaj Venezuelës 'i mundshëm'

Ambasadori rus në Karakas Vladimir Zaemsky nuk përjashtoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mund të shkojnë përtej kërcënimeve dhe të kryejnë një ndërhyrje të plotë ushtarake në Venezuelë.

"Një skenar i tillë, për fat të keq, është i mundur ... Nga përvoja ime e punës kam mësuar se Shtetet e Bashkuara thekson se gjithmonë i konsideron të gjitha opsionet, duke përfshirë një opsion të bazuar në forcë, sidomos pasi që Shtetet e Bashkuara ka deklaruar haptazi ringjalljen e Doktrinës Monroe dhe deklaron se i konsideron të gjitha territoret e vendosura në jug të kufirit të saj si oborrin e saj të dashur, " theksoi ambasadori në një intervistë me mediat ruse. Në fillim të korrikut, agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se në gusht 2017, Trump i këshilloi ndihmësit e tij për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Venezuelë. Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u bëri thirrje ushtarakëve të vendit të jenë të përgatitur të neutralizojnë agresionin e Shteteve të Bashkuara, pas raporteve se Trump po shqyrton seriozisht mundësinë e pushtimit të Republikës bolivariane.