Ish kryeministri anglez këshilltar i Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79615-ish_kryeministri_anglez_këshilltar_i_arabisë_saudite
Sipas një artikulli të gazetës Sunday Telegraf, Tony Blair ish kryeministër i Anglisë në kuadër të një kontrate prej 9 milion paund, do të ushtrojë detyrën e këshilltarit për qeverinë e Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2018 04:51 Europe/Tirane
  • Ish kryeministri anglez këshilltar i Arabisë Saudite

Sipas një artikulli të gazetës Sunday Telegraf, Tony Blair ish kryeministër i Anglisë në kuadër të një kontrate prej 9 milion paund, do të ushtrojë detyrën e këshilltarit për qeverinë e Arabisë Saudite.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, marrëveshja është arritur mes institutit Qendra për ndryshimet botërore të Tony Blair dhe Riadit dhe ka për qëllim mbështetjen e planit të Muhamed bin Selman trashëgimtarit të Arabisë Saudite. Në muajin janar ky institut ka marrë shumën 10 milion dollarë nga kompania me emër Media Investment. Kjo kompani kryen aktivitete në emër të grupit hulumtues dhe propagandues saudit kryetari i të cilit disa kohë më parë ishte badredin Abdullah bin Muhamed Farhan. Persni në fjalë tashmë është ministër i kulturës i Arabisë suadite. Daily Telegraf në vazhdon thotë se deri tani institutit të Tony Blair ka marrë 12 milion dollarë. një prej zëdhënësve të Tony blair thotë se instituti nuk ka përgjegjësi të zbulojë ndihmat e tij financiare. Ai gjithashtu nuk është shprehur për bashkëpunimin e ish kryeministrit anglez me autoritetet saudite. Megjithatë ai ka pohuar se nga institutit Media Investment ka marrë ndihma për kryerjen e shërbimeve jo qeveritare.