Të shtëna në Toronto: Një i vrarë, disa të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79646-të_shtëna_në_toronto_një_i_vrarë_disa_të_plagosur
Një grua u vra dhe 14 njerëz të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna në Toronto.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2018 09:33 Europe/Tirane
  • Të shtëna në Toronto: Një i vrarë, disa të plagosur

Një grua u vra dhe 14 njerëz të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna në Toronto.

Policia tha se sulmi ka ndodhur të dielën vonë dhe se personi i armatosur ka vrarë veten në qarkun Griktaun.

Motivi për të shtënat nuk është ende i qartë.

Policia tha se në mesin e të plagosurve është së paku një fëmijë.

Global News citoi një burim të policisë në Toronto të ketë thënë se i dyshuari besohet se ka qëlluar në drejtim të policëve përpara se të vriste veten.

Zëdhënësi i policisë, Mark Pugash, tha se është shumë herët të përcaktohet nëse të shtënat janë të lidhura me terrorizmin.