Kërkesa e KS të OKB drejtuar presidentit të Iranit dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79670-kërkesa_e_ks_të_okb_drejtuar_presidentit_të_iranit_dhe_amerikës
Kreu i KS të OKB ka kërkuar vetëpërmbajtje nga presidentët e Iranit dhe të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2018 05:22 Europe/Tirane
  • Kërkesa e KS të OKB drejtuar presidentit të Iranit dhe Amerikës

Kreu i KS të OKB ka kërkuar vetëpërmbajtje nga presidentët e Iranit dhe të Amerikës.

Olof Skoog, kreu i radhës i KS të OKB, njëkohësisht përfaqësues i Suedisë në këtë këshill nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani ka kërkuar të vetëpërmbahen në shkëmbimin e akuzave mes tyre dhe të mos shtojnë tensionet në rajon. Ai gjithashtu ka deklaruar se në takimin e radhës të KS të OKB do të trajtohet kjo çështje dhe shqyrtohet. Donald Trump në një mesazh të tij drejtuar presidentit iranian Hasan Ruhani, ka thënë se në rast se Amerika do të kërcënohet përsëri Irani do të përballet me pasojat më të pashoq në histori. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani në përgjigje të kërcënimeve amerikane ka thënë se Amerika nuk duhet të luajë me bishtin e luanit.