Trump jemi të gatshëm për marrëveshje me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79703-trump_jemi_të_gatshëm_për_marrëveshje_me_iranin
Donald Trump, presidenti i Amerikës dy ditë pas tonit të tij të ashpër të përdorur kundër Iranit në Twitter ka deklaruar se Uashingtoni është gati për një marrëveshje reale me Teheranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 25, 2018 04:35 Europe/Tirane
  • Trump jemi të gatshëm për marrëveshje me Iranin

Donald Trump, presidenti i Amerikës dy ditë pas tonit të tij të ashpër të përdorur kundër Iranit në Twitter ka deklaruar se Uashingtoni është gati për një marrëveshje reale me Teheranin.

Ditën e dielë presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani ka paralajmëruar se Trump nuk duhet të kërcënojë Iranin pasi përgjigjja e Iranit për të do të jetë penduese. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate presidenti i Amerika ka thënë kurrë dhe asnjë herë më mos kërcënoni Amerikën. Dje në një takim me veteranët e ushtrisë amerikane në qytetin Kensaz preisdneti Donadl Turmp ka thënë: Jemi gati që të arrijmë një marrëveshje reale me Iranin. Ai edhe një herë e ka cilësuar të tmerrshme marrëveshjen bërthamore dhe pretendoi se Amerika është larguar nga marrëveshja e njëanshme dhe e tmerrshme e Iranit. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.