Hungaria braktis paktin e OKB-së për migracionin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79719-hungaria_braktis_paktin_e_okb_së_për_migracionin
Hungaria ka braktisur paktin për migracionin të OKB-së, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto në një konferencë për shtyp.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2018 14:28 Europe/Tirane
  • Hungaria braktis paktin e OKB-së për migracionin

Hungaria ka braktisur paktin për migracionin të OKB-së, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto në një konferencë për shtyp.

‘’Pozicioni ynë është i papërshtatshëm me atë të OKB-së. OKB  mendon se migracioni është një fenomen për t’u nxitur në shumë mënyra dhe është një e drejtë themelore, ndërsa Hungaria mendon se është një kërcënim për botën dhe për Europën në veçanti”, tha ai. Ministri ka konfirmuar se Hungaria do të largohet nga negociatat mbi marrëveshjen për emigracionin dhe do të votojë kundër, nëse mbledhja e OKB-së e vendos në votim. “Është një gjë e panatyrshme që të ndihmohet ndryshimi i popullsisë mes kontinentesh dhe OKB-ja duhet të favorizojnë ndërprerjen e migracionit dhe të mos përqendrohet vetëm mbi të drejtat e migrantëve”, theksoi Szijjarto