Reagime mbi propozimin e Trump për bisedime me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79878-reagime_mbi_propozimin_e_trump_për_bisedime_me_iranin
Kthimi i qëndrimit të presidentit Donald Trump dhe shpallja e gatishmërisë së tij për të biseduar me autoritetet e larta të Iranit, ka ngjallur reagime të shumta në media dhe politikanët e huaj. Kritikët e presidentit amerikan thonë se Trump është futur në një krizë të krijuar nga vetë ai ndërsa përkrahësit e presidentit amerikan kanë vlerësuar qëndrimet politike të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 31, 2018 04:28 Europe/Tirane
  • Reagime mbi propozimin e Trump për bisedime me Iranin

Kthimi i qëndrimit të presidentit Donald Trump dhe shpallja e gatishmërisë së tij për të biseduar me autoritetet e larta të Iranit, ka ngjallur reagime të shumta në media dhe politikanët e huaj. Kritikët e presidentit amerikan thonë se Trump është futur në një krizë të krijuar nga vetë ai ndërsa përkrahësit e presidentit amerikan kanë vlerësuar qëndrimet politike të tij.

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të takohet me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani, "sa herë dhe kudo që ata duan." Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin italian Giuseppe Conte të hënën, Trump pohoi se ai do të takohej me iranianët me "pa parakushte". "Kjo është e mirë për vendin, e mirë për ta, e mirë për ne dhe e mirë për botën. Asnjë parakusht. Nëse duan të takohen, unë do të takohem ", tha presidenti amerikan. "Unë besoj se ata me gjasë do të përfundojnë duke kërkuar të takohen," pohoi ai. "Dhe unë jam gati të takohem në çdo kohë që ata dëshirojnë. Dhe unë nuk e bëj këtë nga forca apo nga dobësia. Unë mendoj se kjo është gjëja e duhur për tu bërë. " Teherani nuk i është përgjigjur ende komenteve të fundit nga presidenti amerikan por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi deklaroi më herët gjatë ditës se angazhimi në negociatat me "Amerikën e tanishme" është pothuajse e pamundur.  John Gremendi përfaqësues i demokratëve në Kongres, në një intervistë për kanalin televiziv CNN ka thënë se mosmarrëveshjet me Iranin, janë një krizë e krijuar nga Donald Trump. Ai ndër të tjera ka shtuar: Ndoshta presidenti amerikan veten e tij e kujton të zgjuar dhe mund të kryejë bisedime me autoritetet iraniane pa pasur përgatitje dhe bisedime të mëparshme. Ndoshta pika më e rëndësishme në deklaratën e Trump tek e cila janë përkushtuar shumë mediat amerikane, është theksimi i tij për bisedime pa parakushte me krerët e Iranit. Vetëm disa orë pas kësaj deklarate, Mikë Pompeo e ka vënë në dyshim fjalën e presidentit amerikan. Pompeo në një bisedë me televizionin CNBC edhe një herë ka vendosur kushte për takimet e mundshme të autoriteteve iraniane dhe ato amerikane dhe ka thënë: Nëse iranianët zotohen se mund të bëjnë ndryshime thelbësore në sjelljen e tyre dhe do të ulin sjelljen e tyre të dëmshme dhe se do të futen realisht në fushën e ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore, atëherë mund të kryhen bisedime. Kjo deklaratë nga agjencisë Bloomberg dhe Associated Press është cilësuar tërheqje e Shtëpisë së Bardhë dhe dërgim i mesazheve kontradiktore. Bob Mandndes senator i lartë demokrat është një prej autoriteteve amerikane që i ka kushtuar vëmendje kësaj çështjeje dhe deklaratën e Donald Trump e ka quajtur një opsion tjetër dëmtues. Manndes ka thënë: Edhe kjo është si Koreja e Veriut. Bisedimet u kryen pa parakushti dhe pa parapërgatitje, por cili ishte rezultati? Megjithatë deklarata e Trump ka pasur edhe përkrahës. Bob Krocker, kryetar i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në Senatin amerikan dhe Dajen Finstain senator i vjetër nga radhët e demokratëve, ishin ndër ato personalitete amerikane që kanë vlerësuar deklaratën e Trump në intervistat e tyre. Tom Rogan analist i çështjeve politike që punon për gazetën Uashington Examiner, thotë: Presidenti amerikan duhet vlerësuar për atë që është shprehur i gatshëm për tu takuar me funksionarët iranianë. Në mesin e autoriteteve iraniane për herë të parë ka reaguar Hamid Abu’talebi këshilltar i presidentit iranian. Ai në rrjetin e tij social Twitter ka shkruar: Ata të cilët dialogun e njohin si mjet për të zgjidhu mosmarrëveshjen në shoqërinë moderne duhet të kenë bindje edhe tek mjetet e tij siç janë respektimi i kombit të madh iranian, ulja e armiqësive, kthimi i amerikanëve në marrëveshjen bërthamore.