Ministri i jashtëm francez, marrëveshja bërthamore qëndron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79922-ministri_i_jashtëm_francez_marrëveshja_bërthamore_qëndron
Ministri i jashtëm i Francës pasi theksoi rëndësinë e qëndrimit të marrëveshjes bërthamore, ka reaguar ndaj propozimit të presidentit amerikan për bisedime me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm francez, marrëveshja bërthamore qëndron

Ministri i jashtëm i Francës pasi theksoi rëndësinë e qëndrimit të marrëveshjes bërthamore, ka reaguar ndaj propozimit të presidentit amerikan për bisedime me Iranin.

Jean Yves Le Drian, ministër i jashtëm i Francës, ka thënë se me gjithë largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore kjo marrëveshje vazhdon të qëndrojë. Shefi i diplomacisë franceze ndër të tjera shtoi: Marrëveshja bërthamore është e rëndësishme pasi ajo parandalon tensionet në rajon. Ministri i jashtëm i Francës në një pjesë tjetër të fjalimit të tij ka thënë se presidenti amerikan me propozimin e tij të fundit ka ndjekur të njëjtën rrugë si me Korenë e Veriut ku në fillim shtoi tensionet, ashpërsoi sanksionet dhe më pas u fut në bisedime. Më herët Donald Trump ka deklaruar se është gati të bisedojë me autoritetet iraniane në çdo kohë, çdo vend dhe pa parakushte. Kjo deklaratë e presidentit amerikan shumë shpejt u sfidua nga sekretari amerikan i shtetit i cili për bisedimet me Iranin ka vendosur kushte si ndryshimi i sjelljes së këtij vendi. Kjo është e dhjeta herë që presidenti amerikan, pas daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, në formë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi ka bërë thirrje për bisedime me palën iraniane. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë ka thënë kërcënimet, sanksionet dhe propaganda nuk ka efikasitet dhe shoti se amerikanet duhet ta konsiderojnë veten e tyre përgjegjës për daljen nga marrëveshja bërthamore dhe për largimin nga tryeza e bisedime.