Sulm me thikë në Londër
Gusht 02, 2018 06:55 Europe/Tirane
Policia angleze njoftoi se nga një sulm me thikë në kryeqytet, 1 person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Burimet nga policia angleze bëjnë të ditur se sulmi është kryer në rajonin Camberwell në jug të Londrës. Deri tani janë arrestuar 2 persona që kanë lidhje me ngjarjen. Ky është sulmi i dytë me armë të ftohta në rrugën Wareham në rajonin Camberwell të Londrës. Në muajin maj po në këtë zonë një i ri 17 vjeçar është plagosur rëndë për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit. Niveli i krimit në kryeqytetin anglez Londër është rritur dukshëm. Policia britanike njofton se nga fillimi i vitit 2018 e deri tani më shumë se 80 persona janë vrarë në Londër.
Tags