Suedia reagon para rrezikut rus, blen raketa amerikane “Patriot”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79948-suedia_reagon_para_rrezikut_rus_blen_raketa_amerikane_patriot
Qeveria e Suedisë ka bërë të ditur se do të blejë sistemin raketor Patriot për mbrojtje kundër-raketore, transmeton agjencia e lajmeve Anadolu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2018 16:47 Europe/Tirane
  • Suedia reagon para rrezikut rus, blen raketa amerikane “Patriot”

Qeveria e Suedisë ka bërë të ditur se do të blejë sistemin raketor Patriot për mbrojtje kundër-raketore, transmeton agjencia e lajmeve Anadolu.

Qeveria në një njoftim tha se i ka dhënë autorizim ushtrisë që të blejë katër njësi Patriot për shkrepjen e një numri të pacaktuar të raketave. Dërgesa e parë pritet në vitin 2020. Detajet financiare si dhe data e nënshkrimit të marrëveshjes, nuk zbulohen. Suedia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, shprehu shqetësim për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajonin e Detit Baltik gjatë viteve të fundit. Rusia në këtë rajon ka rritur aktivitetet ushtarake, ku në vitin 2014 aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë. Sipas mediave, sistemi suedez i mbrojtjes nuk është në gjendje të rrëzojë raketa balistike.