Akuzat e pabaza të Pompeo, Uashingtoni insiston në veprimtarinë armiqësore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80090-akuzat_e_pabaza_të_pompeo_uashingtoni_insiston_në_veprimtarinë_armiqësore
Uashingtoni pas daljes nga marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë një veprimtari armiqësore dhe me presione kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 07, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Akuzat e pabaza të Pompeo, Uashingtoni insiston në veprimtarinë armiqësore

Uashingtoni pas daljes nga marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë një veprimtari armiqësore dhe me presione kundër Iranit.

Përveç vendosjes së sanksioneve bërthamore të cilat do të vihen në zbatim në muajin Gusht dhe Nëntor 2018, autoritetet e qeverisë amerikane kanë nisur një luftë të gjerë propagandistike dhe psikologjike kundër Iranit që kanë si qëllim zgjerimin e iranofobisë dhe izolimin e Iranit në nivel rajonal dhe ndërkombëtare, ndryshimin e sjelljes dhe në përfundim realizimin e përpjekjeve për rrëzimin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e dielë edhe një herë ka përsëritur akuzat e tij boshe dhe të pabaza kundër Iranit. Pompeo ka thënë: Sanksionet do të vazhdojnë deri në kohën kur Irani të ndryshojë sjellje dhe qëllimi i këtyre sanksioneve është përballja me sjelljet destruktive të Iranit. Ai pretendoi se Irani është mbështetësi më i madh i terrorizmit dhe Uashingtoni synon ndërprerjen e veprimeve të Iranit. Edhe më herët Pompeo duke ndjekur presidentin amerikan Donald Trump, ka akuzuar iranian si mbështetës të terrorizmit dhe për veprime destruktive në rajonin e Lindjes së Mesme. Donald Trump që nga koha kur ka ardhur në pushtet ka akuzuar Iranin për shkeljen e marrëveshjes bërthamore me programin raketor dhe për kryerjen e veprimeve destruktive në rajon dhe për mbështetjen e grupeve terroriste. Mirëpo realiteti i rajonit është krejt ndryshe dhe pohimet e autoriteteve amerikanë e vërtetojnë këtë realitet. Irani në vitet e fundit ka luajtur rol kyç në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon sidomos në luftën kundër grupit terrorist takfirist ISIS. ISIS dhe grupet e tjera terroriste në Irak dhe në Siri kanë mbështetjeje dhe marrin ndihma direkt nga Amerika dhe Arabia Saudite që është aleate kryesore e Uashingtonit në rajon. Kjo është një ndër ato çështje e cila është konfirmuar nga vetë presidenti amerikan Doandl Trump. Në fushatën elektorale të vitit 2016, Donald Trump ka kritikuar presidentin e atëhershëm Barack Obama dhe kandidaten Hillari Klinton për shkak të shfaqjes së ISIS. Në atë kohë Trump ka thënë: Klinton dhe Obama kanë krijuar grupin ISIS. Vendet e rajonit si Iraku dhe Siria për shkak të mbështetjes së Amerikës për grupet terroriste janë përballur me sulme dhe akte të shumta terroriste, pasiguri dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Pas përhapjes së ISIS në Siri dhe në Irak, Amerika me pretekstin e përballjes dhe luftës kundër këtij grupi formoi të ashtuquajturin koalicion ndërkombëtar anti-ISIS. Nga ana tjetër Irani si një vend që është viktimë e terrorizmit, nisi një fushatë aktive kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe për tu përballur me grupet terroriste të mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj në Irak dhe në Siri, me ftesë dhe kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve, ka dhënë ndihmë me konsulentë ushtarakë, veprim ky që është kundërshtuar nga boshti i përbërë nga Amerika, Arabia Saudite dhe Izraeli.