Ministrja e jashtme e Austrisë mbështet marrëveshjen bërthamore
Ministrja e jashtme e Austrisë menjëherë pas nisjes së fazës së parë të sanksioneve amerikane kundër Iranit, ka mbështetur marrëveshjen bërthamore.
Karin Knessil, ministre e jashtme e Austrisë shpresoi në parandalimin e sanksioneve amerikane të muajit nëntor. Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore me vendimin e majit 2018 të presidentit Donald Trump, është kritikuar ashpër nga nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje si trojka evropiane e përbërë nga Franca, Gjermania dhe Anglia. Sigurisht nuk janë vetëm këto tre vende që kanë kundërshtuar dhe kritikuar këtë veprim të presidentit Donald Trump që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Shumë vende të BE të cilat kanë marrëdhënie të gjera me Iranin, kanë kritikuar ashpër vendimin e presidentit amerikan. Karin Knessil ministre e jashtme e Austrisë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore e ka quajtur një veprim të pashoq nga aspekti juridik, që ka shkatërruar negociatat e suksesshme. Knessil ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë: Edhe nëse një prej nënshkruesve të marrëveshjes del nga kjo marrëveshje ai nuk mund të ndëshkojë të tjerët për shkak të zbatimit të marrëveshjes. Amerika sa i përket marrëveshjes bërthamore kërkon shkatërrimin total të saj. Mirëpo palët që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore kanë treguar se janë të përkushtuar për vazhdimin e marrëveshjes.