Avokatët turq kërkojnë arrestimin e oficerëve amerikanë në Incirlik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80158-avokatët_turq_kërkojnë_arrestimin_e_oficerëve_amerikanë_në_incirlik
Një grup avokatësh pro-qeveritarë në Turqi i kanë kërkuar një gjykate të arrestojë dhjetëra oficerë amerikanë në bazën ajrore strategjike Incirlik, mbi lidhjet e dyshuara me Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2018 16:39 Europe/Tirane
  • Avokatët turq kërkojnë arrestimin e oficerëve amerikanë në Incirlik

Një grup avokatësh pro-qeveritarë në Turqi i kanë kërkuar një gjykate të arrestojë dhjetëra oficerë amerikanë në bazën ajrore strategjike Incirlik, mbi lidhjet e dyshuara me Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Avokatët që janë anëtarë të shoqatës për Drejtësinë Sociale, një OJQ që përfshin mbështetës të shquar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, paraqiti javën e shkuar peticionin në Prokurorinë e Përgjithshme Publike të Adanasë, njoftoi agjencia Anadolu. Ata në peticionin e tyre kërkuan arrestimin e "komandantëve të Forcave Ajrore të SHBA të cilët janë eprorët e ushtarëve të vendosur në Incirlik" - të identifikuar me emrat e tyre të plotë në padinë penale prej 60 faqesh - për përpjekjet e tyre të dyshuara për "shkatërrimin e rendit kushtetues dhe të sovranitetit të shtetit turk ". Grupi i avokatëve gjithashtu i bëri thirrje Ankarasë të ndalë fluturimet ushtarake amerikane nga baza Incirlik dhe të ekzekutojë një urdhër kontrolli në objekt për të kërkuar dëshmi të mundshme shtesë. Qeveria turke nuk ka reaguar në lidhje me këto pretendime. Forcat Ajrore të SHBA-së thanë se ishin në dijeni të peticionit ligjor, por shtuan se kjo çështje është në kompetencë të qeverisë turke.