Parashikimi i FMN-së për PBB në Iran
(last modified Fri, 10 Aug 2018 16:51:50 GMT )
Gusht 10, 2018 18:51 Europe/Tirane
  • Parashikimi i FMN-së për PBB në Iran

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka theksuar mbi rritjen e prodhimit të brendshëm bruto të Iranit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha në raportin e ri se PBB, bazuar në indeksin e fuqisë blerëse në vitin 2017, ishte 1644 miliardë dollarë dhe Irani renditet i 18 në botë. FMN parashikoi gjithashtu se Irani do të mbetet ekonomia e 18-të më e madhe në botë në 2018, 2019 dhe 2020. Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Irani do të ngjitet në pozitën e 15-të të ekonomive më të mëdha në botë në vitin 2021, duke lënë prapa Spanjën, Arabinë Saudite dhe Kanadanë.

 

Tags