Djali i Trump mundohet t’i japë popullaritet babait të tij
Djali i Trump duke përdorur programin Fotoshop, nivelin e popullaritetit të babait të tij e ka shtuar me 10% më shumë duke e çuar në mbi 40%.
Me dhjetëra mijëra përdorues të Instagramit pasi kanë vënë re manipulimin e bërë nga djali i presidentit amerikan për ngritjen e popullaritetit të Donald Trump e kanë hequr atë nga lista e ndjekësve të tyre. Reklama e punuar nga djali i presidentit me Fotoshop është munduar të tregojë se popullariteti i Donald Trump në krahasim me presidentin amerikan Barack Obama për të njëjtën periudhë kohore në presidencë është më e madhe. Kjo çështje është diskutuar në kanalin televiziv CNN. Në këtë reklamë vihet re popullariteti 40% i presidentit amerikan Donald Trump në krahasim me popullaritetin 45% që ka qenë i presidentit amerikan Barack Obama. Mirëpo pas përpunimit të reklamës me Fotoshop, popullariteti i Donald Trump është ngritur në 50% duke lënë poshtë ish presidentin amerikan.