Spanja shpëton mbi 500 emigrantë në Detin Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80330-spanja_shpëton_mbi_500_emigrantë_në_detin_mesdhe
Garda Bregdetare e Spanjës ka shpëtuar më shumë se 500 emigrantë në Detitn Mesdhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2018 04:43 Europe/Tirane
  • Spanja shpëton mbi 500 emigrantë në Detin Mesdhe

Garda Bregdetare e Spanjës ka shpëtuar më shumë se 500 emigrantë në Detitn Mesdhe.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës emigrantët përdorin Detin Mesdhe për të arritur në Evropë. Gjermania, Austria dhe Italia do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme për të diskutuar se si ta mbyllin rrugën e Mesdheut që ndjekin dhjetëra mijëra emigrantë nga Afrika për në Europë. Italia e quajti situatën urgjente dhe të rrezikshme. Nisma erdhi pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ra dakord për ngritjen e qendrave të tranzitit për emigrantët përgjatë kufirit të Gjermanisë. Përmes këtyre qendrave, emigrantët të cilëve u refuzohet azili mund të kthehen mbrapsht. Vendimi i Kancelares uli tensionet që kërcënonin rënien e koalicionit të saj qeverisës. Por qendrat, të destinuara për të frenuar dhe rregulluar emigracionin nga Afrika dhe Lindja e Mesme, do të varen nga bashkëpunimi i vendeve të tjera të Bashkimit Europian, të cilat nuk duan që emigrantët të grumbullohen në territorin e tyre. Kriza e emigracionit arriti kulmin me një fluks prej më shumë se një milion njerëz në vitin 2015 dhe ndërsa shifrat vjetore që prej asaj kohe kanë rënë, anëtarët e BE-së nuk janë marrë dot vesh se si ta ndajnë barrën ndërkohë që mbështetja për partitë euroskeptike dhe anti-emigrantëve është rritur.