Sulmohet ambasada amerikane në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80438-sulmohet_ambasada_amerikane_në_turqi
Persona të panjohur e të armatosur kanë qëlluar në drejtim të ambasadës amerikane në Ankara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2018 06:32 Europe/Tirane
  • Sulmohet ambasada amerikane në Turqi

Persona të panjohur e të armatosur kanë qëlluar në drejtim të ambasadës amerikane në Ankara.

Agjencia CNN Turk njofton se persona të armatosur në kohën kur po kalonin me makinën e tyre pranë ambasadës amerikane kanë hapur zjarr në drejtim të saj. Në këtë sulm është qëlluar roja që qëndronte jashtë ambienteve të ambasadës. Policia turke ka nisur menjëherë hetimet dhe kërkimin për personat që kryen këtë sulm. Sulmi me armë kundër ambasadës amerikane kryhet në kohën kur Ankara dhe Uashingtoni janë në tension të madh për shkak të arrestimit të pastorit Andreu Branson. Branson është arrestuar dhe mbahet i burogosur në turqi pasi akuzohet për terrorizëm. Departamenti amerikan i thesarit më herët ka sanksionuar Abdul’hamid Gyl ministër i drejtësisë dhe Sulejman Savilo ministër i brendshëm për shkak të arrestimit dhe gjykimit të pastorit Branson. Për shkak të sanksioneve amerikane, lira turke ka pësuar rënie të madhe dhe për këtë presidenti Erdogan ka kërkuar konvertimin e valutave në dollarë dhe euro për ngritjen e vlerës së monedhës vendase.