Trump: Nuk ka rëndësi se Irani nuk pranon kërkesën për negociata
Donald Trump president i Amerikës duke reaguar ndaj refuzimit të kërkesës së tij për negociata me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit, pretendoi se për të kjo çështje nuk ka rëndësi.
Në një intervistë për agjencinë Reuters të lajmeve, Donald Trump ka pretenduar se nëse Teherani dëshiron ai është gati për bisedime mirëpo refuzimi dhe mospranimi i negociatave nga ana e autoriteteve të Iranit për të nuk ka aspak rëndësi. Donald Trump më 30 korrik shprehu gatishmërinë e tij që të futet në bisedime pa parakushte me presidentin e Republikës Islamike të Iranit. Vetëm disa orë pas kësaj deklarate të presidentit amerikan, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit parashtroi disa kushte për negociatat me Iranin. Një ditë më vonë, Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së Donald Trump tha se propozimi i Donald Trump për negociata me Iranin jepet në kohën kur qeveria amerikane pa asnjë shkas dhe arsye dhe në kundërshtim me të gjitha normat dhe dispozitat ndërkombëtare shpalli daljen nga marrëveshja bërthamore dhe paralajmëroi rivendosjen e sanKSioneve të jashtëligjshme kundër popullit iranian. Qeveria amerikane më 8 Maj ka shpallur tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore. Ky veprim i Uashingtonit është dënuar gjerësisht si nga faktori i brendshëm ashtu edhe ai i huaj dhe ndërkombëtar. Lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit më 13 gusht lidhur me çështjen e negociatave me Amerikën ka thënë: Për shkak dëshmive të qarta, eKSperiencës së kaluar dhe dëmeve të shkaktuara nga negociatat me këtë regjim shtypës dhe fals, ne nuk negociojmë me Amerikën.