Ministri i jashtëm rus reagon ndaj deklaratës së John Bolton
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80502-ministri_i_jashtëm_rus_reagon_ndaj_deklaratës_së_john_bolton
Ministri i jashtëm i Rusisë ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të sigurisë kombëtare të Amerikës John Bolton dhe kërkesën e tij për daljen e forcave iraniane nga Siria.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2018 05:27 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm rus reagon ndaj deklaratës së John Bolton

Ministri i jashtëm i Rusisë ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të sigurisë kombëtare të Amerikës John Bolton dhe kërkesën e tij për daljen e forcave iraniane nga Siria.

Sergei Lavrov, duke reaguar ndaj deklaratës së John Bolton i cili ka thënë se bashkëpunimi mes Amerikës dhe Rusisë është i kushtëzuar me daljen e forcave iraniane nga Siria ka thënë se Amerika duhet të largojë trupat e saj nga Siri ku janë vendosur në formë të jashtëligjshme. Të gjitha forcat e huaja që janë dislokuar në Siri pa lejen e qeverisë siriane duhet të largohen dhe tërhiqen nga territori Siria, ka thënë në fjalën e tij shefi i diplomacisë ruse. Ai praninë e forcave të huaja pa lejen e Damaskut zyrtar e ka quajtur në kundërshtim me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Bolton ka pretenduar se Amerika mund të bashkëpunojë me Rusinë në Siri me kushtin që forcat iraniane të largohen nga territori sirian.