Uashingtoni kritikon fondin ndihmë të BE për Iranin
(last modified Sat, 25 Aug 2018 09:09:41 GMT )
Gusht 25, 2018 11:09 Europe/Tirane
  • Uashingtoni kritikon fondin ndihmë të BE për Iranin

Kreu i grupit të veprimit kundër Iranit në DASH, ditën e premte ka kritikuar Komisionin evropian për ndihmën 18 milion euro për zbatimin e projekteve të zhvillimit në Iran.

Brian Hook, me një deklaratë qesharake të tij, Irani që ka rol themelor në luftën kundër terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme, ka akuzuar Iranin për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe ka pretenduar se dhënia e këtij fondi do të pengojë atë që Irani të ndjekë politikat e ndryshimit. Hook i ka kërkuar BE që në vend që të mbështesë Iranin dhe marrëveshjen bërthamore të ushtrojë presione ndaj Iranit. Sa i përket fondit të akorduar nga Evropa si ndihmë për Iranin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se fondi 18 milion euro i akorduar nga Evropa për Iranin, nuk ka lidhje me paketën ekonomike të parashtruar nga Evropa në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe në përballje me sanksionet amerikane kundër Iranit. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë: Komisioni Evropian ditën e enjte miratoi një fond prej 18 milion euro për zbatimin e projekteve të zhvillimit në Iran dhe ky është kësi i parë i fondit total prej 50 milion euro të akorduar nga ky komision për Iranin. Behram Kasemi tha se Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE dhe Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më 16 prill 2016 kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në Teheran për bashkëpunimin mes Iranit dhe komisionit Evropian.

 

 

Tags