Italia kërcënon BE-në për migrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80554-italia_kërcënon_be_në_për_migrantët
Italia po paralajmëron se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin migrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Italia kërcënon BE-në për migrantët

Italia po paralajmëron se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin migrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë.

Të dërguarit nga shtetet e BE-së, që janë takuar në Bruksel më 24 gusht, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësisë për 150 migrantët që gjenden në bordin e anijes Diciotti, një anije e rojës bregdetare italiane, që ka ankoruar në Katania më 20 gusht. “Ne jemi të gatshëm të ndërpresim fondet që i japim Bashkimit Evropian”, nëse blloku “nuk merr përsipër problemin, të cilin nuk mund ta zgjidhim vetë”, tha ëvendëskryeministri italian Luigi di Maio. Mbi 650 mijë migrantë, shumica nga Afrika dhe Lindja e Mesme kanë kaluar Detin Mesdhe për në Itali që prej vitit 2014 dhe Qeveria e re në Romë thotë se është zgjedhur pikërisht për të ndalur rrjedhën e migrantëve. Gjithashtu, Qeveria italiane thotë se nuk do të lejojë asnjë anije të ndihmës të zbarkojë pasagjerët e saj, nëse shtetet evropiane nuk pajtohen që t’i marrin dhe t’i strehojnë këta persona. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se zgjidhja e çështjes së anijes Diciotti është “prioritet”, por “komentet jokonstruktive, lëre më kërcënimet... nuk do të na çojnë drejt zgjidhjes”.  Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk do të përkulet nga kërcënimeve të Italisë mbi emigrantët. Deklarata erdhi të premten dhe Komisioni u shpreh se do të ndjekë rregullat që qeverisin emigracionin për shpërndarjen e emigrantëve të izoluar në një anije në Sicili. "Gjetja e një zgjidhjeje për emigrantët në bord është prioriteti ynë kryesor. Ky është fokuesi ynë dhe këtu duhet të përqendrohen të gjithë,"-tha zëdhënësi i Komisionit Alexander Winterstein në një konferencë shtypi. "Ne gjithashtu besojmë se komentet jo-konstruktive, e lëre më kërcënimet, nuk janë të dobishme dhe nuk do të na afrojnë pranë një zgjidhje. Bashkimi Evropian është një bashkësi e rregullash dhe vepron në bazë të rregullave, jo kërcënimeve." Zëvendëskryeministri italian ka thënë se partia e tij do të votojë për pezullimin e fondeve për në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm nëse shtetet e tjera anëtare nuk pranojnë të marrin një pjesë të emigrantëve që mbahen në një anije roje bregdetare në Sicili.