Zarif: Amerika e përqendruar në luftën psikologjike
Amerika përqendrimin më të madh të saj e ka vendosur në luftën psikologjike dhe shtimin e presioneve psikologjike mbi Iranin dhe kompanitë ndërkombëtare në Iran.
Kështu është shprehur Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në një intervistë televizive përmendi largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe krijimin e një ambienti stresues psikologjik. Në këtë intervistë shefi i diplomacisë iraniane tha: Një marrëveshje shumëpalëshe asnjëherë nuk është një marrëveshje që të plotëson të gjitha pikat e palëve dhe për këtë Amerika marrëveshjen bërthamore e quan marrëveshjen më të keqe të historisë pasi nuk ka mundur të garantojë të gjitha interesat e saj në këtë marrëveshje. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se Irani ndryshon nga vendet e tjera të rajonit dhe shtoi: Vendet e rajonit duke blerë armatime mundohen të garantojnë sigurinë e vendit të tyre ndërkohë që Irani me progresin dhe zhvillimin e tij dhe duke u mbështetur tek populli ka rezistuar prej mëse 40 vite ndaj të gjitha presioneve. Amerika ka hasur në një barrikadë nga vetë partnerët e saj dhe tani ajo u është kundërvënë kompanive duke ushtruar presione mbi to. Është realitet botëror se Amerika, Arabia Saudite dhe Izraeli shkelin ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe tani Amerika u është kundërvënë edhe aleatëve më të ngushtë të saj si Kanadaja që nuk ka marrëdhënie me Iranin. Që nga koha kur Donald Trump është larguar nga marrëveshja bërthamore amerikanët nuk kanë mundur të realizojnë qëllimet dhe objektivat e tyre dhe vetëm sa kanë përsëritur kërkesat e tyre dhe kanë formuar grupin e veprimit kundër Iranit, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif.