Zbulohen përpjekjet e Amerikës për asgjësimin e Maduro
Gazeta amerikane Nju Jork Times ka bërë publike takimin e autoriteteve amerikane me disa nga oficerët kundërshtarë të ushtrisë së Venezuelës dhe ka zbuluar programin e dështuar për rrëzimin e Nikolas Maduro nga posti i presidentit të Venezuelës.
Kjo gazetë citon burime nga autoritetet amerikane dhe thotë se një ish ushtarak i Venezuelës ka pasur takime të fshehta me autoritetet amerikane dhe ka thënë se grushti i shtetit ka dështuar. Ministri i brendshëm i Venezuelës, Z. Nseton Reverol, njoftoi arrestimin e 6 personave të cilët akuzohet si autorë të atentatit për vrasjen e presidentit Nikolas Maduro. Sipas ministrit të brendshëm personat në fjalë janë arrestuar në qendër të qytetit Valencia dhe ata më herët kanë marrë pjesë në grevat dhe trazirat e dhunshme të vitit 2014. Mes kritikave se Nikolas Maduro do ta përdorte incidentin për të sulmuar kundërshtarët, autoritetet venezuelase kanë vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të lidhur me sulmin me dron të mbushur me eksplozivë të ndodhur një ditë më parë. Të dyshuarit nisën dy dronë të mbushur me eksplozivë gjatë një ceremonie ushtarake që Presidenti Maduro ishte duke mbajtur në Karakas. Njëri u devijua nga forcat e sigurisë, ndërsa tjetri ra mbi një godinë. Pamjet e drejtpërdrejta të fjalimit të Maduros treguan fillimisht vështrimin shqetësuese përpara të presidentit, e më pas dhjetëra ushtarë që ia mbathën nga vendngjarja. Sipas autoriteteve venezueliane, nga sulmi mbetën të plagosur 7 ushtarë. Incidenti ndodhi në kohën kur Maduro ishte duke folur në ceremoninë që shënonte 81-vjetorin e ushtrisë kombëtare. Dy “drone” të mbushur me eksplozivë shpërthyen shumë pranë podiumit ku ndodhej presidenti, sipas ministrit të Komunikimeve, Jorge Rodriguez.