Zgjedhjet në Brazil, tërhiqet nga gara ish-presidenti Lula
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81053-zgjedhjet_në_brazil_tërhiqet_nga_gara_ish_presidenti_lula
Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva nuk do të jetë në garë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur një nga drejtuesit e Partisë së Punëtorëve, jashtë burgut ku 72-vjeçari Lula po vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 12, 2018 21:32 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet në Brazil, tërhiqet nga gara ish-presidenti Lula

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva nuk do të jetë në garë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur një nga drejtuesit e Partisë së Punëtorëve, jashtë burgut ku 72-vjeçari Lula po vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie.

Gjykata e Lartë Zgjedhore e ndaloi kandidaturën e Lulës rreth dy javë më parë për shkak të dënimit të tij për korrupsion. Një letër e shkruar nga Lula u lexua për mbështetësit e tij, të cilët kanë qëndruar jashtë burgut për 5 muaj duke kërkuar që ai të lirohet. Në letër, ish-presidenti i Brazilit në periudhën (2003-2010) tha se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e planifikuara për në 7 tetor.