Ndërtohet një bazë e re ushtarake amerikane në Siri
Në kuadër të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës, Uashingtoni do të ndërtojë një bazë të re operative dhe ushtarake në veri të Sirisë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës, baza e re ushtarake amerikane do të ndërtohet në rajonin Dejrul Zur në afërsi të fushës naftëmbajtëse Amer që është fusha më e madhe e naftës në Siri dhe ndodhet 10 km larg lumit Eufrat. Baza bën të mundur kontrollin e rrugës nacionale që lidh fushat e naftës Tanka dhe Amer. Amerika gjithashtu ka marrë vendim që të zgjerojë bazën ushtarake Sarin në verilindje të provincës Alepo, që ka për qëllim kontrollimin e njësiteve ushtarake të kurdëve të Sirisë. Sarin është baza më e madhe ushtarake amerikane në Siri dhe ajo përdoret si bazë ajrore për lëvizjen e helikopterëve amerikanë. Sipas burimeve lokale, puna për ndërtimin e bazës së re amerikane në Siri do të nisë në muajin tetor. Baza amerikane ushtarake aktuale në Siri, është ndërtuar në tetor të vitit 2015.