Tajfuni vdekjeprurës drejt Kinës së Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81191-tajfuni_vdekjeprurës_drejt_kinës_së_jugut
Shirat  dhe erërat e forta nga tajfuni Mangkhut filluan të godasin bregun jugor të Kinës. Më shumë se 100 njerëz janë plagosur në Hong Kong, ku rrokaqiejt janë shkatërruar dhe xhamat e dritareve janë thyer.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Tajfuni vdekjeprurës drejt Kinës së Jugut

Shirat  dhe erërat e forta nga tajfuni Mangkhut filluan të godasin bregun jugor të Kinës. Më shumë se 100 njerëz janë plagosur në Hong Kong, ku rrokaqiejt janë shkatërruar dhe xhamat e dritareve janë thyer.

Autoritetet në provincën me popullsisë të madhe Guangdong kanë lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit, alarmin e kuq. Paralajmërimet për rrëshqitje dherash janë në vend. Së paku 30 njerëz kanë vdekur tashmë në Filipine si rezultat i tajfunit Mangkhut por dëmi i plotë në zonat rurale ende nuk dihet. Mangkhut ka humbur fuqinë e tij por konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018. Në Hong Kong, autoritetet lëshuan alarmin e kuq dhe paralajmëruan banorët që të qëndrojë brenda për të shmangur mbeturinat e që 'fluturojnë' në ajër nga erërat e forta. Erërat thuhet se kanë arritur shpejtësinë më shumë se 117 km/h.