Amano rithekson zbatimin e zotimeve nga ana e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81237-amano_rithekson_zbatimin_e_zotimeve_nga_ana_e_iranit
Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka ritheksuar edhe një herë se Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij kundrejt marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2018 05:58 Europe/Tirane
  • Amano rithekson zbatimin e zotimeve nga ana e Iranit

Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka ritheksuar edhe një herë se Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij kundrejt marrëveshjes bërthamore.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, në sajtin zyrtar të ANEA thuhet se drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie Jokia Amano ka vlerësuar edhe një herë zbatimin e angazhimeve dhe zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Amano tha se pas përfundimit të takimit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të ANEA, kjo agjenci ka monitoruar dhe inspektuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se gjatë kësaj kohe Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij. Deklarata e Amano u bë gjatë hapjes së konferencës së 62-të të Asamblesë së Përgjithshme të ANEA, ku ai shtoi: Është e rëndësishme që Irani të vazhdojë të zbatojë në formë të plotë angazhimet dhe zotimet e tij.