Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Avionët luftarakë izraelitë rrëzuan avionin rus
Forca ajrore e Sirisë rrëzoi pa dashje një avion rus të mbikëqyrjes në Detin Mesdhe, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, duke fajësuar veprimet e papërgjegjshme të Izraelit.
Të pesëmbëdhjetë shërbyesit rusë në bordin e avionit vdiqën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha përmes një deklarate se pilotët izraelitë, duke kryer sulme mbi caqet në Siri, "kanë përdorur aeroplanin rus si mbulesë, duke e ekspozuar ndaj zjarrit të forcës ajrore të Sirisë". "Si rezultat i veprimeve të papërgjegjshme të ushtrisë izraelite, 15 shërbyes rusë vdiqën. Kjo absolutisht nuk korrespondon me frymën e partneritetit Rusi-Izrael", tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov. "Ne rezervojmë të drejtën për të marrë masa të duhura si përgjigje", shtoi ai. Kjo deklaratë u bë pak orë pasi ministria njoftoi se avioni Ilyushin Il-20 është zhdukur nga radari, rreth 35 kilometra larg bregdetit sirian, natën e shkuar.