Clinton paralajmëron për përballje me Trump
Ish-sekretaria amerikane e shtetit ka paralajmëruar se nëse presidenti i Amerikës do të lejohet të veprojë pa kurrfarë mbikëqyrje, atëherë duhet të presim pasojat shumë e negative të qeverisjes së tij për Amerikën.
Hillary Clinton, ish-kandidatja për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, në një intervistë me kanalin televiziv SNBC, kërkoi nga qytetarët e Amerikës që të përballen me ambiciet despotike të Donald Trump, presidentit të Amerikës. Clinton tha se nëse qytetarët e Amerikës do ta anashkalojnë rëndësinë e zgjedhjeve mes mandateve, atëherë do të jenë dëshmitar të shkatërrimit dhe zhdukjes së institucioneve të rëndësishme të vendit dhe do të përballen me pasojat e mëdha negative. Me afrimin e kohës së zgjedhjeve mes dy mandateve të vitit 2018 në Amerikë, janë ashpërsuar edhe qëndrimet e demokratëve dhe të Trumpit ndaj njëri-tjetrit.