Izolimi i Amerikës, Arabisë Saudite dhe Izraelit në takimin e ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81298-izolimi_i_amerikës_arabisë_saudite_dhe_izraelit_në_takimin_e_anea
Në takimin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të ANEA, është vënë re izolimi i Amerikës dhe aleatëve të saj, kundrejt Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 20, 2018 03:46 Europe/Tirane
  • Izolimi i Amerikës, Arabisë Saudite dhe Izraelit në takimin e ANEA

Në takimin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të ANEA, është vënë re izolimi i Amerikës dhe aleatëve të saj, kundrejt Iranit.

Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të ANEA, vendet anëtare kanë mirëpritur bashkëpunimin e Iranit me ANEA dhe kanë kërkuar ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore ndërkohë që ata kanë shprehur keqardhje nga tërheqja e njëanshme e Amerikës nga kjo marrëveshje. Gjatë punimeve të asamblesë vetëm Amerika, Arabia Saudite dhe Izraeli, në fjalimet e tyre janë shprehur kundër marrëveshjes bërthamore dhe kanë akuzuar Iranin për gjoja veprime destabilizuese dhe destruktive. Kazem Garib’abadi përfaqësuesi i Iranit në ANEA, ditën e mërkurë në përjgigje të pretendimeve të parashtruara në takimin e AP të ANEA, pasi rikujtoi shkeljen e normave dhe dispozitave ndërkombëtare nga ana e Amerikës, tha: Vendimet dhe veprimet e njëanshme të Amerikës tregojnë se ky vend është i pabesueshëm dhe për këtë është e domosdoshme që bota të përballet me veprimet e njëanshme të Uashingtonit. Përfaqësuesi i Iranit në ANEA pretendimet e parashtruara nga regjimi sionist kundër Iranit i ka quajtur përpjekje për të devijuar punën e takimit të AP të ANEA dhe përpjekje për të penguar përqendrimin e kësaj asambleje në dosjen e zezë të regjimit sionist i cili nuk respekton normat dhe dispozitat ndërkombëtarë sa i përket ndalimit të përhapjes së armëve atomike.