Rusia: Zgjerimi i programit raketor, e drejtë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81300-rusia_zgjerimi_i_programit_raketor_e_drejtë_e_iranit
Moska e konsideron të drejtë legjitime dhe të pamohueshme për Iranin, zgjerimin e programit të tij raketor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 20, 2018 03:47 Europe/Tirane
  • Rusia: Zgjerimi i programit raketor, e drejtë e Iranit

Moska e konsideron të drejtë legjitime dhe të pamohueshme për Iranin, zgjerimin e programit të tij raketor.

Kështu ka deklaruar Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë i cili në një intervistë për agjencinë Rianovosti ka thënë: Zgjerimi i programit raketor është një metodë për të garantuar sigurinë e Iranit. Programi dhe aktivitetet raketore të Iranit janë pjesë e politikave preventuese, për garantimin e interesave kombëtare dhe për mbrojtjen e kombit dhe vendit. Sukseset e Iranit në luftën kundër terrorizmit në rajon është faktor i qartë që tregon se kapaciteti raketor i Iranit në asnjë mënyrë nuk është kërcënues dhe nuk përbën rrezik për vendet e tjera të rajonit. Mirëpo Republika Islamike e Iranit për të mbrojtur vendin dhe kombin nga çdo lloj rreziku dhe për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e saj dhe të rajonit, do të vazhdojë të marrë masa preventuese dhe mbrojtëse.