Grupi 4+1 thekson zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81440-grupi_4_1_thekson_zgjerimin_e_marrëdhënieve_ekonomike_me_iranin
Ministrat e jashtëm të  grupit 4+1 ( Franca, Rusia, Gjermania, Kina dhe Anglia) në një deklaratë të tyre kanë theksuar angazhimin për zbatimin e plotë të pikave të marrëveshjes bërthamore sidomos ato në sektorin e ekonomisë dhe eliminimin e sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2018 06:37 Europe/Tirane
  • Grupi 4+1 thekson zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin

Ministrat e jashtëm të  grupit 4+1 ( Franca, Rusia, Gjermania, Kina dhe Anglia) në një deklaratë të tyre kanë theksuar angazhimin për zbatimin e plotë të pikave të marrëveshjes bërthamore sidomos ato në sektorin e ekonomisë dhe eliminimin e sanksioneve.

Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit, Anglisë, Gjermanisë, Rusisë, Kinës dhe Francës u mbajt dje në margjinat sesionit të AP të OKB. Ky takim u kryesua nga Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE. Në përfundim të takimit palët dolën me një deklaratë ku theksohet: Eliminimi i sanksioneve dhe shfrytëzimi i burimeve ekonomike nga ana e Iranit, janë pjesë kyçe e marrëveshjes bërthamore. Ministrat e grupit 4+1 kanë shprehur keqardhjen nga tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në përballje direkte me sanksionet e njëanshme të Amerikës kanë shprehur zbatimin e angazhimeve të tyre në çështje të tilla si zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike, ruajtja e kanaleve të shkëmbimeve monetare me Iranin, vazhdimi i eksportit të naftës dhe gazit të Iranit, si dhe i eksportit të produkteve naftore dhe petrokimike të Iranit. Ministrat e jashtëm të vendeve të lartpërmendura duke u mbështetur në 12 raportet e ANEA kanë theksuar vazhdimin e rrugës për zbatimin e projekteve dhe programit të bashkëpunimit paqësor bërthamor.