Trump thotë se nuk ka program për t'u takuar me Rohanin
Presidenti i Amerikës sot (të martën) ka deklaruar nuk ka ndonjë program për t'u takuar me z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Donald Trump, presidentin i Amerikës i cili sot flet në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në mesazhin e tij më të fundit të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Pavarësisht kërkesave, nuk kam kurrfarë programi për t'u takuar me Hasan Ruhani, presidentin e Iranit. Ndoshta një ditë në të ardhmen! Jam i sigurt se ai është njeri plotësisht i dashur".
Ndërkohë presidenti i Republikës Islamike të Iranit dje në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv NBC të Amerikës, theksoi se nuk ka program për t'u takuar me presidentin Trump dhe esencialisht presidenti i Amerikës nuk ka krijuar kurrfarë rrethanash për t'u krijuar atmosfera për një takim të tillë. Z. Ruhani ka shtuar: "Ai që është i interesuar për takim dhe bisedime, nuk përdor armën e sanksioneve dhe kërcënimeve! Në kohën kur një shtet shfrytëzon të gjithë potencialin e vet kundër një shteti tjetër, kjo do të thotë se nuk ekziston vullneti i duhur për zgjidhjeve e çështjeve. Amerika së pari duhet ta rindërtojë atë urë të cilën e ka shkatërruar me kërcënime, sanksioneve dhe me dalje nga marrëveshje bërthamore në mënyrë që të kthehemi në kushtet e mëparshme dhe në këtë mënyrë të krijohet atmosferë e përshtatshme mes të dy vendeve.".