Ekzagjerimet e reja të Adel Xhubair kundër Iranit
Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ditën e premte edhe një herë ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Republikës Islamike të Iranit.
Adel Xhubair, në AP të OKB, ka ndjekur politikat e Donald Trump dhe të kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu dhe ka akuzuar Republikën Islamike të Iranit për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe për destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme. Ministri i jashtëm saudit tha se Riadi mbështet veprime te Uashingtonit kundër Iranit. Irani për tu përballur me grupet terroriste të mbështetur nga Amerika dhe nga Arabia Saudite në Irak dhe në Siri, me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve ka dhënë ndihmë me konsulentë ushtarakë, veprim që në asnjë mënyrë nuk pranohet nga Trump, Netanjahu dhe autoritetet Saudite. Adel Xhubair, vendi i të cilit prej mëse 3 vjet ka rrethuar Jemenin nga ajri, toka dhe deti dhe sulmon këtë vend duke lënë të vrarë me mijëra civilë, akuzon Iranin për dërgimin e armëve në Jemen dhe ka pretenduar se Jemeni deri tani ka lëshuar 199 raketa balistike të prodhuara nga Irani në drejtim të Arabisë Saudite. Arabia Saudite dhe aleatët e saj pretendojnë se Irani dërgon armatime dhe raketa për forcat popullore në Jemen dhe në këtë mënyrë pengon zgjidhjen e krizës së Jemenit. Ndërkohë autoritetet e Jemenit thonë se fuqia mbrojtëse e ushtrisë së këtij vendi bazohet plotësisht në kapacitetet vendase.