Skenarët e Amerikës dhe Arabisë Saudite kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81575-skenarët_e_amerikës_dhe_arabisë_saudite_kundër_iranit
Departamenti Amerikan i Shtetit në skenarin më të ri të tij ka marrë vendim që të mbyllë konsullatën amerikane në një prej qyteteve jugore të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2018 07:00 Europe/Tirane
  • Skenarët e Amerikës dhe Arabisë Saudite kundër Iranit

Departamenti Amerikan i Shtetit në skenarin më të ri të tij ka marrë vendim që të mbyllë konsullatën amerikane në një prej qyteteve jugore të Irakut.

Amerika me pretekstin e kërcënimeve të mundshme ndaj trupit diplomatik amerikan në qytetin Basra, ka marrë vendim të mbyllë konsullatën amerikane në këtë qytet. Njëkohësisht me këtë veprim, Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite në takimin e AP të OKB ka pretenduar se irani shtyn dhe nxit destabilitetin në rajon dhe tha: Arabia Saudite mbështet strategjinë e re të Amerikës për tu përballur me Iranin. Sebah Zangane, ish përfaqësues i Iranit në OBI duke shpjeguar përmasat e skenarit të ri të Arabisë Saudite për të trazuar Iranin dhe Irakun ka thënë: Ekzistojnë fakte konkrete që tregojnë se sauditët duke inkurajuar grupe të caktuara dhe në bashkëpunim me Uashingtonin mundohet të shtojë veprimet kundër Iranit dhe kjo çështje ka aq shumë rëndësi për ata saqë nuk mjaftohen vetëm me nxjerrjen e deklaratave dhe thirrjeve kundër Iranit. Vendimi për të mbyllur konsullatën amerikane në Basra, mund të jetë marrë për disa arsye. Së pari qeveria e Donald Trump ditët e fundit ka nisur një fushatë të re kundër asaj që e quan kundër aktiviteteve ushtarake të Iranit. Së dyti në muajin gusht dhe shtator protestat në Basra shkaktuan djegien e konsullatës së Iranit në këtë qytet dhe së treti që është edhe faktori më i rëndësishëm, Departamenti Amerikan i Shtetit prej mëse një viti ka parashtruar çështjen e uljes së shpenzimeve konsullore në Basra. Konsullata amerikane në Basra ka më shumë se 1 mijë punonjës dhe ajo konsiderohet një prej konsullatave më të  mëdha në Irak, konsullatë që është ndërtuar në vitin 2011. Gazeta Nju Jork Times në një raport të saj shkruan: Urdhri për boshatisjen e konsullatës amerikane në Basra jepet në kohën kur sipas disa ish funksionarëve të DASH çështja për boshatisjen dhe mbylljen e kësaj konsullate ka nisur të trajtohet një vit më parë. Kjo konsullatë shpenzon rreth 200 milion dollarë në vit dhe në disa raste shpenzimet e saj janë llogaritur deri në 350 milion dollarë. Ndërsa gazeta Wall Street Journal, mbylljen e konsullatës së Amerikës në Basra e ka quajtur veprim politik dhe shkruan: Në kulmin e luftës në Irak, ambasada amerikane në Bagdad është sulmuar disa herë, por ajo nuk është mbyllur kurrë. Për këtë arsye Bahram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke rikujtuar sulmin e fundit ndaj konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në Basra thotë: Justifikimet fëmijërore të autoriteteve amerikane për aventura dhe për të destabilizuar Irakun dhe për të ushtruar presione ndaj qeverisë irakiane, janë të qarta. Dihet se Amerika synon realizimin e interesave të saj në rajon dhe për këtë nuk heq dorë nga asnjë veprim për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të rajonit. Irani dënon çdo sulm dhe agresion ndaj diplomatëve dhe vendeve diplomatike dhe justifikimet qesharake mbi mbylljen e konsullatës amerikane në Basra dhe propagandën me akuza boshe kundër Iranit dhe kundër forcave irakiane, i konsideron veprime për të dyshimta me qëllime propagandistike dhe mashtruese.