Australia kritikon politikat anti-iraniane të Amerikës
Ministrja e jashtme e Australisë ka theksuar distancimin nga politikat anti-iraniane të Amerikës.
Marise Payne, në një fjalim në AP të OKB u ka kërkuar vendeve të botës që të distancohen nga politikat anti-iraniane të presidentit amerikan. Ministrja Pyne theksoi se Australia i qëndron besnike marrëveshjes bërthamore, të cilën e konsideron të pashkelshme. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.