Mbaron etapa e depozitave sekrete në bankat e Zvicrës
Qeveria e Zvicrës duke ofruar për qeveritë e vendeve të huaja informacione për llogaritë bankare të cilat më parë njiheshin vetëm me një numër me qëllim që të krijohen më shumë transparencë tatimore, i dha fund periudhës sekrete të kapitaleve dhe pasurive pa emra dhe adresë në bankat e këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Zvicra e cila është qendra më e madhe për administrimin e pasurive të huaja në botë, u ka dhënë informacione në lidhje me llogaritë ekzistuese në bankat e këtij vendi autoriteteve tatimore të vendeve të tjera.
Ndërkohë bankat e Zvicrës llogaritë e tyre i identifikonin vetëm me një numër, ky veprim në një farë mënyrë mund të konsiderohet edhe fundi i periudhës sekrete të bankave të këtij vendi. Drejtoria federale tatimore e Zvicrës sot ka deklaruar se për herë të parë në fund të muajit shtator, informacionet në lidhje me llogaritë bankare të huaja në bazë të standardeve ndërkombëtare i ka vendosur në dispozicion të qeverive të tjera.
Edhe pse aktualisht ruajtja e sekreteve bankare të Zvicrës akoma ka mbetur në fuqi në disa pjesë të Zvicrës, mirëpo tani ka përfunduar periudha në të cilën pasanikët dhe kapitalistët e ndryshëm mund të depononin pasuritë e tyre jashtë kufijve të vendeve përkatëse dhe larg syve të autoriteteve tatimore.
Qeveria e Zvicrës në fazën e parë, informacionet e llogarive bankare i ka vendosur në dispozicion të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 9 vendeve të tjera duke përfshirë edhe Australinë dhe Kanadanë.
Rreth 9000 institucione financiare, banka, siguracione etj. të cilat janë regjistruar në drejtorinë federale tatimore të Zvicrës, kanë grumbulluar informacionet e miliona llogarive ekzistuese dhe i kanë dërguar te autoritetet tatimore.