Shkatërrohet një bandë e trafikut të qenieve njerëzore në Belgjikë
Tetor 09, 2018 08:02 Europe/Tirane
Policia belge ka zbuluar dhe asgjësuar një bandë të trafikut të qenieve njerëzore.
Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, në Belgjikë është shkatërruar një bandë e trafikut të qenieve njerëzore që emigrantët nga Afrika i dërgonte në Angli. Banda përbëhej nga 7 persona dhe prokuroria e Belgjikës nuk ka bërë të ditur identitetin dhe kombësinë e tyre. Hetimet për zbulimin e bandës kanë nisur në kohën kur janë arrestuar disa prej tyre në një stacion treni nga ku bëhej transferimi i emigrantëve për në Angli.
Tags