Kërkesa e BE për hetime gjithëpërfshirëse për zhdukjen e gazetarit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81960-kërkesa_e_be_për_hetime_gjithëpërfshirëse_për_zhdukjen_e_gazetarit_saudit
Bashkimi Evropian kërkoi një hetim gjithëpërfshirës mbi çështjen e zhdukjes së gazetarit saudit i cili ishte kritik i regjimit Al Saud.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Kërkesa e BE për hetime gjithëpërfshirëse për zhdukjen e gazetarit saudit

Bashkimi Evropian kërkoi një hetim gjithëpërfshirës mbi çështjen e zhdukjes së gazetarit saudit i cili ishte kritik i regjimit Al Saud.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç tha se komisioni i informoi zyrtarët sauditë se duhet të ketë një hetim transparent dhe gjithëpërfshirës për zhdukjen e Xhamal Kashogghi. Zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Xhamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat nderkombetare. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor. Turqia raportohet të ketë thënë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes. Zhdukja e Xhamal Khashoggi dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Khashoggi është larguar nga Arabia Saudite vitin e kaluar, duke shprehur frikë nga ndëshkimi për kritikat e tij ndaj politikës saudite në luftën e Jemenit.