Donald Trump dhe pretendimet e tij të rreme kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81985-donald_trump_dhe_pretendimet_e_tij_të_rreme_kundër_iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka përsëritur akuzat e tij kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 15:54 Europe/Tirane
  • Donald Trump dhe pretendimet e tij të rreme kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka përsëritur akuzat e tij kundër Republikës Islamike të Iranit.

Donald Trump të premten para përkrahësve të tij në Ohajo, në një përpjekje për të luajtur me opinionin publik të SHBA, edhe njëherë duke folur kundër marrëveshjes bërthamore, ka thënë se kjo marrëveshje ka dobësuar fuqinë rajonale dhe të brendshme të Iranit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë: "Rreth katër muaj më parë kemi dalë nga kjo marrëveshje e tmerrshme dhe tani shohim se çfarë ndodh në Iran, është kaos në të gjitha qytetet dhe rrugët e këtij vendi! Donald Trump njëkohësisht me daljen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore, për arritjen e qëllimeve të tij, ka filluar të bëj presione kundër Iranin dhe synimi i tij është dëmtimi i popullit iranian. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi më 8 maj se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të rivendos sanksione bërthamore kundër Iranit. Kjo është ndërsa shumica e fuqive botërore, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se ruajtja e marrëveshjes është në interes të paqes dhe sigurisë botërore.