Bashkimi Evropian kërkon ndërprerjen e dhunës së Izraelit kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82047-bashkimi_evropian_kërkon_ndërprerjen_e_dhunës_së_izraelit_kundër_palestinezëve
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian ka kërkuar ndërprerjen e veprimeve çnjerëzore dhe të dhunshme të Izraelit kundër palestinezëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2018 11:58 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian kërkon ndërprerjen e dhunës së Izraelit kundër palestinezëve

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian ka kërkuar ndërprerjen e veprimeve çnjerëzore dhe të dhunshme të Izraelit kundër palestinezëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maja Kocijančič, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, të dielën ka theksuar nevojën për kryerjen e hetimeve në lidhje me ngjarjet e ditëve të kaluara në Gaza dhe dorëzimin e kriminelëve para autoriteteve të drejtësisë.

Zëdhënësja e BE deklaroi se Bashkimi Evropian konfirmon dhe mbështet përpjekjet e Nikollay Mladinov, përfaqësuesit special të OKB në procesin politik në Rripin e Gazës.

Forcat e regjimit sionist të premten në mbrëmje kanë vrarë disa palestinezë gjatë protestës për të drejtën e kthimit në kufijtë e Rripit të Gazës me territoret e pushtuara.