Dy persona të vrarë në jugperëndim të Gjermanisë
Tetor 19, 2018 19:06 Europe/Tirane
Autoritetet gjermane thanë se dy persona u vranë dhe 2 u plagosën pas të shtënave në jugperëndim të vendit.
Associated Press duke cituar autoritetet gjermane, ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave në mëngjesin e ditës së premte në qytetin Kirschheim në landin Rheinland Palatinate, në jugperëndim të vendit, janë vrarë dy persona dhe dy policë janë plagosur. Autoritetet gjermane nuk ofruan më shumë hollësi për identitetin e të vdekurve apo për shkakun e saktë të incidentit, duke thënë se rreziku është tejkaluar.
Tags