Sivjet 45.145 emigrantë arritën në Spanjë përmes Detit Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82290-sivjet_45.145_emigrantë_arritën_në_spanjë_përmes_detit_mesdhe
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi sot se këtë vit Spanja ka marrë më shumë emigrantë në gjithë Mesdheun sesa në tre vjetët e mëparshme së bashku.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 23, 2018 12:35 Europe/Tirane
  • Sivjet 45.145 emigrantë arritën në Spanjë përmes Detit Mesdhe

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi sot se këtë vit Spanja ka marrë më shumë emigrantë në gjithë Mesdheun sesa në tre vjetët e mëparshme së bashku.

Sipas IOM-it, deri më 21 tetor, 45.145 burra, gra dhe fëmijë mbërritën në Spanjë nëpërmjet Detit Mesdhe, njofton AP, transmeton KP.

Kjo është pothuajse gjysma e 94,000 emigrantëve që kanë hyrë në Evropë nga Afrika e Veriut.

Deti Mesdhe është ende një rrugë e rrezikshme për emigrantët që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Evropë dhe 1.887 njerëz humbën jetën në këtë rrugë.