Sulmohet sinagoga në Pensilvani, 8 të vdekur
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pitsburg të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës.
Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin.” Agresori është arrestuar, por autoritetet nuk janë siguruar ende nëse ka qenë vetëm. Janë konfirmuar 8 të vdekur deri tani. 4 të vrarë në katin e parë të sinagogës, 4 në bodrum. Tre policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin. Autoritetet amerikane u bënë thirrje personave rreth vendit ku ndodhi ngjarja që të qëndrojnë nëpër shtëpi. Ndërkohë autori fillimisht u raportua se ishte i lirë, por më pas policia tha se ai është dorëzuar dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit. Presidenti amerikan, Donald Trump në një reagim në twitter thotë se po ndjek me vëmendjen situatën e krijuar në Pitsburg.