Të shtëna afër një sinagoge në SHBA, raportohet për viktima
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82425-të_shtëna_afër_një_sinagoge_në_shba_raportohet_për_viktima
Policia thotë se ka arrestuar sulmuesin e dyshuar, i cili kishte hapur zjarr në një sinagogë në Pitsburg të Pensilvanisë. Policia thotë se nga të shtënat "ka disa viktima".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2018 17:03 Europe/Tirane
  • Të shtëna afër një sinagoge në SHBA, raportohet për viktima

Policia thotë se ka arrestuar sulmuesin e dyshuar, i cili kishte hapur zjarr në një sinagogë në Pitsburg të Pensilvanisë. Policia thotë se nga të shtënat "ka disa viktima".

Tre policë raportohet se janë qëlluar. Sinagoga "Tree of Life", ku kanë ndodhur të shtënat gjendet në lagjen Squirrel Gril. Ende nuk është e qartë se sa persona janë plagosur, a ka persona që kanë humbur jetën, ose se cilat kanë qenë motivet e sulmuesit. Komandanti i Policisë, Jason Lando më herët ka apeluar që banorët të shmangin zonën përreth sinagogës. “Jemi duke e vëzhguar situatën. Është e domosdoshme që fqinjët dhe komuniteti që gjendet përreth sinagogës Tree of Life të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Mos dilni jashtë”, ka thënë zëdhënësi Jason Lando.