Trump kërkon zbatimin e dënimit me vdekje në SHBA
Donald Trump ka kërkuar zbatimin e dënimit me vdekje për autorët e të shtënave në SHBA.
Donald Trump në reagimin e tij ndaj të shtënave vdekjeprurëse në Pensilvani ka thënë se mund të shqyrtohet dënimi me vdekje për autorët e ngjarjes së ndodhur në Pensilvani. Një person që dyshohet se ka vrarë 11 persona në një sinagogë në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, është akuzuar për 29 vepra kriminale. Prokurorët thanë se Robert Bowers, 46-vjeç, akuzohet për krime që përfshijnë përdorimin e armëve për të kryer vrasje dhe pengim të ushtrimit të besimeve fetare. Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sesssions tha se akuzat për krime të urrejtjes “që mund të çojnë në dënim me vdekje” po ashtu do të ngriten nga autoritetet. Policia thotë se Boëers, i pajisur me pushkë gjysmë-automatike dhe me tri revole, ka hyrë në sinagogën “Tree of Life” në Pitsburg më 27 tetor dhe ka bërtitur “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin” dhe më pas ka hapur zjarr. Të paktën gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe katër policë janë plagosur, përpara se autoritete të mund të arrestonin të dyshuarin.