Vazhdon telenovela e shkarkimeve në administratën Trump
Gazeta amerikane Baltiko, duke cituar burime të mirinformuara thekson se pas zgjedhjeve afatmesme të Kongresit, ekziston mundësia e nisjes së një vale të re shkarkimesh në administratën amerikane.
Nikki Halley, ambasadorja e shkarkuar e Amerikës në OKB dhe James Mattis sekretari amerikan I mbrojtjes janë në listën e personave që pritet të shkarkohen nga detyra e tyre në administratën e Donald Trump. Halley në shtator 2018 zyrtarisht është shkarkuar nga detyra e saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB. Donald Trump më herët e ka quajtur demokrat sekretarin amerikan të mbrojtjes dhe pse ka pretenduar se nuk ka problem me vazhdimin e punës së tij. Jeff Sessions sekretari i drejtësisë i cili shumë herë është kritikuar nga Donald Trump, Ryan Zinke sekretari i brendshëm, Wilbur Ross sekretari i tregtisë dhe biznesit, Kristine Nielsen sekretare e sigurisë së brendhsme, janë ndër ata persona që pritet të largohen nga qeveria amerikane. Sipas Baltike, presidenti amerikan mundohet të punësojë ata persona që rrisin mundësinë e rizgjedhjes së tij në vitin 2020.