Brexit-i rrezikon seriozisht paqen në Irlandën e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82564-brexit_i_rrezikon_seriozisht_paqen_në_irlandën_e_veriut
Debati për një kufi të rreptë me Republikën e Irlandës u ngjall frikë shumë irlandezo-veriorëve. Ata druajnë një radikalizim dhe rindezjen e terrorit në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2018 17:06 Europe/Tirane
  • Brexit-i rrezikon seriozisht paqen në Irlandën e Veriut

Debati për një kufi të rreptë me Republikën e Irlandës u ngjall frikë shumë irlandezo-veriorëve. Ata druajnë një radikalizim dhe rindezjen e terrorit në rajon.

Unionistët dhe Sinn Fein kanë filluar të ashpërsojnë gjuhën. Që nga viti 1998 po funksionon marrëveshja e paqes mes katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut. Vota e britanikëve për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndryshojë gjithçka. Në kufirin rreth 300 km, në përgjithësi një kufi i hapur për në Republikën e Irlandës, tani kërcënon sërish vendosja e telave me gjemba dhe shumë druajnë, që mund të rindizet konflikti i përgjakshëm, për të cilin deri dje besonin, që i përket së shkuarës. Sidomos një kufi i ri i fortë me Republikën e Irlandës do t’i acaronte shumë katolikët në Irlandën e Veriut. Protestantët veri-irlandezë e ndiejnë veten të rrezikuar nga kjo dhe duan të jenë pjesë e Britanisë së Madhe. Ata refuzojnë me forcë të pranojnë ndonjë status të veçantë për Irlandën e Veriut, siç propozon BE. Kryeministrja britanike Theresa May ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do ia lerë të gjithë këtë çështje në dorë BE-së. Por analistët politikë mendojnë se paqja e brishtë në Irlandën e Veriut po rrezikohet prej Brexit-it, më shumë se asnjëherë në 20 vitet e fundit.