Deklaratat e përsëritura të përfaqësuesve amerikanë kundër Iranit
Përfaqësuesi i Amerikës në komitetin për sigurinë dhe çarmatosjen në AP të OKB, pa folur aspak mbi rolin destruktiv të Arabisë Saudite dhe të izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme, ka pretenduar se Irani është problemi kryesor i rajonit.
Robert Wood, në takimin e djeshëm të komitetit të sigurisë dhe çarmatimit në AP të OKB ku është diskutuar mbi çarmatosjen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme ka pretenduar ky rajon ka problem me sigurinë dhe marrëveshja bërthamore nuk është bërë shkak për ndryshimin e sjelljes së Iranit. Wood tha se teoria që marrëveshja bërthamore ka ndikuar pozitivisht në paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, është teori e skaduar pasi sipas tij irani përfitimet ekonomike që kanë dalë nga marrëveshja bërthamore i ka përdorur për aktivitete destabilizuese në rjaon. Kjo deklaratë e përfaqësuesit amerikan, vjen në kohën kur Arabia Saudite është burim terrorizmi ndërsa regjimi sionist mbështetës I terrorist dhe posedues I qindra armëve atomike dhe që të dy janë faktorët kryesore të pasigurisë dhe destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.