Sanksionet amerikane kanë penguar tregtinë botërore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82601-sanksionet_amerikane_kanë_penguar_tregtinë_botërore
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, ka thënë se sanksionet e njëanshme të Amerikës kanë krijuar probleme dhe penguar tregtinë botërore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2018 05:20 Europe/Tirane
  • Sanksionet amerikane kanë penguar tregtinë botërore

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, ka thënë se sanksionet e njëanshme të Amerikës kanë krijuar probleme dhe penguar tregtinë botërore.

Golam’ali Khoshro, në takimin e AP të OKB ku është analizuar propozimi për heqjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Kubës tha se Irani edhe një herë mbështet popullin dhe qeverinë e Kobës përballë sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës. Këmbëngulja dhe mania e qeverisë amerikane për të vendosur sanksione sidomos ndaj qeverive të reja që është po ajo politikë e ndjekur gjatë luftës së ftohtë, ka dëmtuar rëndë sektorin e ekonomisë së Kubës. Ai vendosjen e sanksioneve ndaj Kubës e ka cilësuar tregues të qartë të shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut, konventave ndërkombëtare, juridiksionit ndërkombëtar dhe pengesë të bashkëpunimeve ndërkombëtare. Amerika sanksionet i përdor si mjet për realizimin e objektivave të saj kundër vendeve të tjera, tha në fjalën e tij z. Khoshro